Mbahet në Korçë edicioni i parë i “Korça Half Marathon-Little Paris”

Mbahet në Korçë edicioni i parë i “Korça Half Marathon-Little Paris”

 

Korça është kthyer këtë të diel në një pistë vrapimi, me zhvillimin e edicionit të parë të “Korça Half Marathon-Little Paris”.

 

Mbi 1 mijë e 100 vrapues morën pjesë në garat e organizuara në distancat 3, 5, dhe 21 kilometra, duke sjellë në qytet një atmosferë festive dhe sportive. Organizatorët bëjnë me dije se aktiviteti është i certifikuar dhe i regjistruar në kalendarin botëror të maratonave.

 

Përveç pjesëmarrësve nga Korça dhe qytete të tjera të Shqipërisë, në edicionin e parë morën pjesë edhe mbi 45 vrapues të huaj.

 

Në distancën 21 kilometrave triumfoi korçari Ilir Këllezi. Për Këllezin, kjo ishte fitorja e 12-të në një maratonë të zhvilluar në Shqipëri, ndërsa me këtë rezultat koleksioni i tij ka arritur në 75 kupa dhe mbi 203 medalje.

 

Në garën e 5 kilometrave, vendin e parë e mori Lis Binaku nga Gjakova.

 

Një prej pjesëmarrësve më të veçantë ishte 81-vjeçari Sotir Qirjaqi, i cilësuar si vrapuesi më i madh në moshë i këtij edicioni. 

 

Me një karrierë prej mbi 390 garash në qytete të ndryshme të botës, Qirjaqi e cilësoi maratonën e Korçës një aktivitet të rëndësishëm për qytetin.

 

Synimi është që “Korça Half Marathon – Little Paris” të kthehet në një traditë të përvitshme, duke e vendosur qytetin në kalendarin e aktiviteteve ndërkombëtare të vrapimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy