Mesfushori Qazim Laçi, ishte autori i golit të parë në miqësoren ndaj Bullgarisë, ku Shqipëria fitoi 2-0.
Pas ndeshjes lojtari u shfaq shumë i lumtur, teksa deklaroi se futbollistët e kanë kuptuar si duhet të luajnë dhe tha se shpreson që të vazhdohet me ecurinë e fitoreve.
Jam shumë i kënaqur për fitoren dhe golin. Jam i kënaqur për të gjithë lojtarët. Bëmë ndeshje të mirë. Duhet të vazhdojmë me serinë e fitoreve. Jemi në gjendje të mirë.
Lojtarët e kanë kuptuar si duhet të luajnë, kjo duket edhe në fushë. Kështu duhet të vazhdojmë. Golin ia dedikoj familjes dhe i falënderoj për mbështetjen.



