Duket se telenovelës së Robert Lewandowskit po i vjen fundi. Sipas raportimeve të fundit, Barcelona ka arritur marrëveshjen me Bayern Munich, për të afruar në “Camp Nou” sulmuesin polak.
Spanjollët do të paguajnë 45 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit, ku së bashku me bonuset, shifra do të shkojë në 50 milionë euro.
Marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i Lewandowskit te skuadra e Barcelonës.



