Formacionet zyrtare/ Itali-Austri për një biletë në çerekfinale, trajnerët zgjedhin titullarët

Formacionet zyrtare/ Itali-Austri për një biletë në çerekfinale, trajnerët zgjedhin titullarët

Do të luhet duke filluar nga ora 21:00, ndeshja mes Italisë dhe Austrisë në stadiumin “Wembley” e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Europian.

Të dyja kombëtaret do të kërkojnë me çdo kusht triumfin, për  të prerë një biletë për në çerekfinale. Skuadra e Mancinit vjen si favorite absolute në këtë ndeshje, kjo edhe për shkak të formës shumë të mirë që kanë treguar deri tani.

Trajnerët kanë zgjedhur edhe titullarët për këtë ndeshjen, teksa te Italia vihen re dy ndryshime, me Acerbin që luan në vendin e Chiellini, ndërsa Verrati luan nga minuta e parë në mesfushë në vendin e Locatelli.

Nga ana tjetër, nuk ka surpriza në formacionin e Austrisë, me trajnerin Folda që ka hedhur në fushë më të mirët.

FORMACIONET ZYRTARE:

 ITALIA (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne.
AUSTRIA (4-2-3-1): Bachmann; Laoner, Dragovic, Hinteregger, Alaba; Schlager, Lainer; Baumgartner, Grillitsch, Sabitzer; Arnautovic.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy