
Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta, ka folur për mediat, pas fitores që Interi regjistroi ndaj Barcelonës në Champions League.
Sipas Marotta-s, e ardhmja e trajnerit nuk ka asnjë dyshim, teksa Simone Inzaghi, do të vazhdojë të drejtojë Interin.
Interi do të vazhdojë përpara me Inzaghin pavarësisht rezultatit. Ne duhet të rigjejmë siguritë tona, është thelbësore ta bëjmë këtë. Është e lehtë t’ia vendosësh fajin trajnerit, por situata duhet parë në tërësi dhe duhen analizuar të gjitha momentet.
Për të mbërritur te fitoret, skuadra duhet të mbërrijë nivelin maksimal të lojës dhe ne e presim këtë.



