Atalanta u mposht 3-0 nga Torino në kampionat, në një sfidë që nisi keq që në fillim për ziklatërit.
Nga minuta e 19-të, trajneri Gasperini u detyruar të bëjë një zëvendësim, duke larguar mbrojtësin shqiptar Berat Gjimshiti.
Ky i fundit shfaqi probleme dhe e kishte të pamundur të vazhdonte sfidën. Mungesa e tij u pa qartë menjëherë në ndeshje, pasi Atalanta pësoi tre gola pas daljes së tij.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Gjimshiti ka pësuar një tërheqje muskulore dhe për këtë arsye do të jetë jashtë për të paktën 15 ditë.
Kështu, shqiptari humb sfidën e javës së ardhshme, ndaj Milanit.



