Pogradeci pret nesër “Triathlon Pogradec 2026”, policia njofton kufizime të qarkullimit

Pogradeci pret nesër “Triathlon Pogradec 2026”, policia njofton kufizime të qarkullimit

Pogradeci do të jetë nesër pritës i aktivitetit sportiv “Triathlon Pogradec 2026”, një garë që bashkon tre disiplina: notin, çiklizmin dhe vrapin, duke sjellë në qytet sportistë dhe vizitorë nga vende të ndryshme.

 

Për të garantuar zhvillimin normal dhe sigurinë e pjesëmarrësve, autoritetet kanë parashikuar kufizime të përkohshme të qarkullimit rrugor gjatë mëngjesit të datës 21 qershor.

 

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 10:00 deri në 12:00 do të ndalohet lëvizja e automjeteve në segmentin nga sheshi “Odeon” deri te hoteli “1 Maji”.

 

Po ashtu, nga ora 09:00 deri në 11:30 nuk do të lejohet qarkullimi në aksin rrugor “Lin–Pogradec”, nga rruga “Reshit Çollaku” deri te hoteli “Lyhnidas”.

 

Gjatë zhvillimit të aktivitetit do të ketë edhe bllokime të përkohshme në disa segmente rrugore brenda qytetit, deri në përfundimin e garës.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë bën të ditur se shërbimet e policisë do të jenë në terren për të garantuar rendin, sigurinë rrugore dhe orientimin e qytetarëve drejt rrugëve alternative, me rekomandimin për përdorimin e aksit “Korçë–Qukës”.

 

Policia u bën apel përdoruesve të rrugës që të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë kufizimet e përkohshme, në funksion të mbarëvajtjes së këtij eventi sportiv në qytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy