Duan medalje me flamurin shqiptar, dy skiatorët tregojnë sakrificat dhe objektivat

Duan medalje me flamurin shqiptar, dy skiatorët tregojnë sakrificat dhe objektivat

Dy skiatorët e rinj, Kevin Qerimi dhe Deni Xhepa, kanë vendosur të përfaqësojnë Shqipërinë dhe në lojëra të paraqiten me flamurin kuqezi. Duke folur në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, Qerimi tha se në ski ka shumë rivalitet, teksa zbuloi edhe arritjen më të madhe deri tani.

“Në ski ka shumë rivalitet, është një sport individual. Austria dhe Zvicra janë më mirë në këtë sport, bashkë me Italinë. Është një sakrificë e madhe. Aty ku rrimë ne, është mal dhe ka vetëm borë. Ne jemi mësuar dhe nuk e kemi problem. Në verë ikim në Francë ose në Austri. Rezultati më i mirë është që në Kampionatin Botëror i të rinjve në Bullgari u rendita i treti.”

Ndërkaq Xhepa tregoi objektivin që ka, ku u shpreh se dëshiron të jetë në zonën e medaljeve në Botërorin e Kanadasë.

“Kam qenë 4 vjeç kur vendosa ski në këmbë. Ka shumë konkurrencë te federata italiane. Është shumë e vështirë për të arritur një objektiv. Për 1 sekondë ose më pak, mund të humbasësh. Në Botërorin e Kanadasë, objektivi është të futem në zonën e medaljeve.”, u shpreh Xhepa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy