Arinaldo Rrapaj, ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, në fitoren e Partizanit ndaj Erzenit.
Pas ndeshjes, për MCN TV, mesfushori deklaroi se në këtë ndeshje ishte i freskët, paavrësisht se derbi ishte shumë afër.
Vuajtëm pak pas shënimit të golit të Erzenit. Duhet të menaxhnim më mirë dhe të mos lejonim kundërshtarin të na afrohej te porta. Na ndihmoi edhe kartoni i kuq. Rëndësi në fund ka fitorja. Në derbi jepet 200% dhe kjo ndikoi, sepse të gjithë ishin lodhur pak, pasi ditët ishin pak. Fitorja ka rëndësi për ne.
Sot ndihesha, i freskët. E diskutuam që nuk duhej të lodheshim kot, të linim kundërshtarin të shpenzonte. Shpresoj që një ditë të jem pjesë e Kombëtares.
Zëvendësimi im mendoj se ishte lëvizje taktike. Nuk mendoj se më ka nxjerrë për shkak të lodhjes në derbi.



