Real Madridi përgatit spastrimet

Real Madridi përgatit spastrimet

 Tek skuadra e Real Madridit prej kohësh kanë filluar të bëhen llogaritë për të ardhmen .

Merkatoja e janarit konsiderohet një periudhë shumë e rëndësishme në funksion të vijimësisë dhe strategu Carlo Ancelotti ka arritur ti vërë pikat mbi i në lidhje me organikën. 

Mariano Diaz , Hazard dhe Ceballos besohet se do të jenë ato lojtarë që do ti japin lamtumirën ‘’ Santiago Bernabeut ” , largimet e të cilëve do të shfrytëzohen për tu fuqizuar për pjesën më vendimtare të sezonit.

Sigurisht potenciali i ‘’ Galaktikëve ‘’ nuk vihet në diskutim , objektivi i të cilëve është vijimi në të njëjtën linjë pasi kryefjala e këtij klubi është vetëm suksesi. Aktualisht kryeqytetasit disponojnë 425 milionë euro për ti shpenzuar në merkato, shifër e cila pritet të shenojë rritje.

Duke njohur mentalitetin e manjatit Florentino Perez sigurisht kuptohet se nuk do të dorëzohet asnjëherë deri në arritjen e çdo objektivi , ashtu siç e ka bërë ndër vite duke e shëndërruar Real Madridin në një ndër klubet më të suksesshëm të historisë së futbollit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy