Daniele De Rossi është trajneri më i ri i Romës. Klubi verdhekuq, ka zyrtarizuar ish-mesfushorin në drejtimin e skuadrës.
Te Roma, De Rossi do të pasojë trajnerin Jose Mourinho, i cili u shkarkua pas humbjes me Milanin në kampionat.
Në karrierën si trajner, De Rossi, ka drejtuar vetëm një skuadër, SPAL-in në Serie B. 40-vjeçari ka firmosur me Romën, deri në qershor të vitit 2024.



