Çela: Prisja më shumë nga Flamurtari, Bylis e meritoi fitoren

Çela: Prisja më shumë nga Flamurtari, Bylis e meritoi fitoren

Trajneri i Flamurtarit, Emiljano Çela, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht nga Bylis me rezultatin 2-0.

Çela deklaroi se kundërshtari e meritoi fitoren, ndërsa shtoi se tani çdo gjë bëhet më e vështirë, për objektivin Superiore që ka klubi.

Patjetër që jam i pakënaqur, sepse nga mënyra e interpretimit, nga ajo që kishim përgatitur, nuk rezultoi asgjë efektive sot. Përpos mungesave që kishim, na u shtua dhe mungesa sot e Imamit në nxehje. U munduam me aq mundësi sa kishim. Në përgjithësi kishim çuna të rinj në stol, çuna që nuk janë mësuar të luajnë në të tilla ritme dhe në të tilla përgjegjësish. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Nuk kam çfarë them më tepër, Bylisi e meritoi fitoren. Patjetër që jam i mërzitur, prisja më shumë sot. Isha munduar që ta mbaja ekipin në ekuilibër, me lojtarë me tipare dinamike dhe me tipare më defensive. Pastaj pësuam atë gol në fund të pjesës së parë, në pjesën e dytë kishim ato mundësitë tona, por u ndëshkuam me atë penallti, që çdo gjë më pas u bë formale.

Ishte një mundësi e mirë për ne sot. E shihnim si një dritë në fund të tunelit në sensin që ato mëkatet që kishim bërë rrugës mund t’i ç’bënim sot në këtë ndeshje. Ishte një mundësi e mirë që të ktheheshim aty ku e meritonim. Është një proces më i gjatë për të shkuar te zona e daljes në Superiore, aty ku dhe klubi pretendon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy