
Kosova dhe Zvicra, do të sfidojnë njëra-tjetrën më 9 shtator, në kuadër të kualifikueseve të Europianit.
Një ndeshje e veçantë për futbollistin me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri. Ky i fundit në një intervistë të dhënë për mediat zvicerane, deklaroi se në rast se shënon, nuk do të festojë ndaj Kosovës.
Gjithashtu Shaqiri, zbuloi edhe arsyen përse nuk zgjodhi të përfaqësojë Kosovën, pas pranimit nga FIFA.
Unë jam sportist, do të jap çdo gjë për Zvicrën. Por, për respekt ndaj Kosovës, nuk do të festoj në rast të shënimit të golit. Këtë gjë mund ta bëjnë bashkëlojtarët e mi.
Kur Federata e Kosovës u pranua në vitin 2016 për të luajtur ndeshje zyrtare, u gëzova shumë, para së gjithash për njerëzit dhe vendin. Ka pasur mundësi që lojtarët me rrënjë nga Kosova të ndryshojnë kombëtaren. Isha në bisedime me zyrtarët asokohe. Por, më pas erdhi Evropiani me Zvicrën. Dhe për shkak se luajta atje, u zgjidh kjo çështje automatikisht.



