Paris St Germain , ofertë për Kolo Muanin

Paris St Germain , ofertë për Kolo Muanin

Duke patur parasysh se kanë mbetur edhe pak ditë nga fundi i merkatos së verës, drejtuesit e Paris St Germain po përshpejtojnë për ta përforcuar vijën e sulmit dhe e kanë bërë zgjedhjen e rradhës. Kolo Muani preferohet nga Luis Enrique , për të cilin kryeqytetasit kanë ofruar 65 milionë euro.24 vjeçari së fundmi është pretenduar nga disa ekipe , lojtar i cili në sezonin e shkuar shënoi 23 gola në 46 sfida. Numri një i stolit Luis Enrique i ka kërkuar drejtuesve të ‘’ Les Pariziens ‘’ të përshpejtojnë në finalizimin e këtij akordi, duke qenë se koha nuk premton shumë. Ndërkohë, gjermanët kanë përcaktuar 100 milionë euro për largimin e Kolo Muanis nga ‘’ Red Bull Arena ‘’ dhe për fituesit në fuqi të Ligue 1 transferimi i tij në ‘’ Parque de Prince ‘’ konsiderohet një domosdoshmëri për faktin se në dy ndeshjet e para në kampionat Paris St Germain ka patur jo pak probleme në finalizim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy