Trajneri i Manchester United, José Mourinho, do ta ndjeke nga tribuna ndeshjen cerekfinale te Kupes se Liges Angleze te ekipit te tij ndaj West Ham te merkuren ne mbremje, pasi eshte sanksionuar me nje ndeshje pezullim nga Federata Angleze (FA).
Kjo eshte procedura e trete disiplinore e marre nga FA ndaj trajnerit portugez kete sezon.
Menaxheri i Manchester United eshte ndeshkuar per veprime anti-sportive ne ndeshjen ndaj West Ham te dielen per kampionat. Nderkohe, Mourinho eshte gjobitur edhe me 19.000 euro.



