Humbja me Kukësin, Osmani: Ndikuan mungesat, duhet të mësojmë nga kjo disfatë

Humbja me Kukësin, Osmani: Ndikuan mungesat, duhet të mësojmë nga kjo disfatë

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas humbjes me Kukësin në transfertë.

Osmani deklaroi se ndikuan mungesat, ndërsa shtoi se u pësuan dy gola nga gabime individuale.

Sigurisht ndikuan mungesat e Krymit dhe Smajlit, janë lojtarë formacioni. Bëmë gabime që nuk duhet të bënim. Në pjesën e parë patëm një iniciativë, por nuk ishim të rrezikshëm. Pësuam dy gola nga gabime individuale. U munduam të ndryshojmë sistemin, por nuk arritëm dhe rezultati është humbja.

Humbja dhemb, detyra jonë është të mos elektrizojmë më atmosferën. Pas një serie fitoresh erdhi kjo humbje. Jemi munduar të jemi sa më të qetë dhe nuk është se pati ndonjë reagim negativ.

Futbolli është kështu, ndodhin këto në çdo vend. Punë inspirimi. Është dhimbje, kot të themi ndryshe. Por, duhet të mësojmë nga kjo disfatë.

Mendoj se pauza na vjen mirë, kemi luajtur me një formacion. Pak rotacione dhe na vjen shumë mirë për pak pushim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy