Alphonso Davies, afër Real Madridit

Alphonso Davies, afër Real Madridit

Interesi i Real Madridit për Alphonso Davies vijon edhe në këtë merkato verore.

Kanadezit i ka mbetur edhe një sezon për ta përfunduar kontratën me Bayern Munchenin, i cili me kohë e ka shprehur dëshirën për ta veshur bluzën e ‘’ Los Merengues ‘’.

Sipas ‘ As ‘, mbrojtësit i duhet të qëndrojë deri në 30 qershorin e 2025-sës në ‘’ Allianz Arena ‘’, situata e të cilit tek gjermanët vijon të jetë e paqartë.

Fillimisht madrilenët menduan të paguajnë klauzolën për prishjen e kontratës me ish rekordmenët e Bundesligës prej 35 milionë eurosh por do të presin për ta transferuar në të famshmin ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ me parametër zero.

Ndërkohë, nuk është shmangur vëmëndja në lidhje me të tjerë elementë si përshembull Ferland Mendy, për të cilin Carlo Ancelotti është shprehur me superlativa.

 

Drupal Ad

 

 

 

Duke iu referuar cilësive të 23 vjeçarit, sigurisht kuptohet se mund të jetë një ndër transferimet më të bujshëm të ‘’ Los Merengues ‘’ gjatë verës së ardhshme, një ekip që e ka justikuar investimin e Florentino Perezit gjatë sezonit të shkuar.

Alphonso Davies shquhet për shpejtësinë marramendëse, me anë të cilës ka arritur të fitojë shumicën e dyluftimëve gjatë sfidave.

Faktikisht, një ekip si Real Madridi është vështirë ta refuzosh për historinë e gjatë të suksesit dhe aktualitetin që po përjeton, i cili i ka treguar në sezonin pararendës dhëmbët çdo rivali, në Spanjë dhe Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy