
Shkumbini nuk ka humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri, pas largimit të Lorenc Pasha. Peqinasit i kanë besuar drejtimin e skuadrës, një emri të njohur në futbollin shqiptar.
Bëhet fjalë për Artan Bano, i cili e ka drejtuar Shkumbinin edhe në të kaluarën, më saktë në sezonin 2018/2019.
Skuadra peqinase u ngjit në sezonin e fundit në Kategorinë e Parë dhe tashmë drejtuesit duan paraqitje dinjitoze.
Pas arritjes se marrëveshjes mes palëve, Bano do të nisë menjëherë nga puna, në mënyrë që skuadra të jetë gati për fillimin e kampionatit në shtator.



