Newcastle nuk e harron Florian Wirtz

Newcastle nuk e harron Florian Wirtz

Kualifikimi për në grupet e Champions Leagues pas 20 vitesh ishte një risi për Newcastle United, ekipi më i pasur në botë aktualisht . Falë investimit të Mohamed Bin Salman , bardhezinjtë do të provojnë përsëri veten në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube,duke u përqëndruar maksimalisht edhe në Premier League. Florian Wirtz prej kohësh po tentohet nga anglezët, drejtuesit e të cilëve po përgatisin ofertën për mesfushorin e Bayer Leverkusenit. Kontrata e 20 vjeçarit me ‘’ Aspirinat ‘’ skadon në 30 qershorin e 2027-tës , për të cilin pretendojnë 80 milionë euro, shifër aspak problematike për xhepat e sheikut arab. Besohet se në ditët vijuese do të konkretizohet oferta për Florian Wirtz, i cili pa dyshim do të ishte një ndër transferimet më cilësore të kesaj skuadre që aspiron për fitimin e trofeve në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy