
Dy humbjet e para në Premier League e kanë përkeqësuar situatën tek Manchester United , klub për të cilin i vetmi shpëtim është merkatoja.
Lojtarëve si Sergino Dest , Frenkie de Jong dhe Casemiro në orët e fundit i është bashkuar Yann Sommer i cili mbron ngjyrat e Borussia Monchengladbahun .
Me De Gean poshtë tre shtyllave ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ nuk kanë asnjë siguri sidomos pas disfatës kundër modestëve të Brightonit me rezultatin tenistik 4-0.
Kontrata e gardianit me gjermanët mbetet në fuqi deri në 2023-shin dhe ka arritur të bëhet titullar i padiskutueshëm që pas largimit të Ter Stegen tek Barcelona .
E rëndësishmja në këtë histori është se jemi shumë afër Botërorit të Katarit i cili do ti hapë dyert në nëntor dhe 33 vjeçari ka si objektiv aktivizimin e pandërprerë për të shijuar evenimentin më të rëndësishëm futbollistik me Zvicrën e cila është pjesë e grupit G dhe do të luajë kundër Brazilit, Serbisë dhe Kamerunit.
Drejtuesit e 20 herë kampionëve të Premier Leagues besojnë fuqimisht tek aftësitë e Erik Ten Hag të cilit i duhet një periudhë adaptimi sepse kemi të bëjmë me një ndër klubet më të famshëm të historisë së futbollit , i cili aktualisht ndodhet në një moment të vështirë.



