
Pas përfundimit të eksperiencës me Gremion, për Luis Suarezin ka hyrë në garë Inter Miami. Amerikanët së fundmi kanë arritur akordin me Jordi Alban, Sergio Busquets dhe Lionel Messin dhe synojnë të shtojnë cilësinë në metrat e fundit me të ashtuquajturin ‘’ El Pistolero ‘’. Sipas lajmeve të fundit drejtuesit e Inter Miamit i kanë ofruar një kontratë për dy vite 36 vjeçarit, i cili ka shansin të ribashkohet me shokët e tij , me të cilët fitoi shumë tituj në të kaluarën. Sigurisht që Inter Miami është një ndër ekipet më cilësorë aktualisht në Major League Soccer dhe risia në këtë histori është se mund të përfaqësohet edhe në Kupën Libertadores , duke qenë se ekipet e kësaj lige së fundmi e kanë marrë lejen për të luajtur në kompeticionin më të rëndësishëm në Amerikën Latine për klube, duke filluar nga sezoni vijues. Duhet theksuar se gjatë eksperiencës në Brazil , ishi i Groningen, Liverpoolit dhe Barcelonës ndër të tjerë kontriboi me 16 gola dhe 10 asiste në 32 sfida dhe tashmë është afër këtij ekipi, i cili ka avancuar falë investimeve të David Beckham.



