Pau Torres, në listën e Real Madridit

Pau Torres, në listën e Real Madridit

Ecuria shumë e mirë e Pau Torresit me Aston Villan po rikonfirmon se mbetet një ndër më cilësorët në Premier League.

Spanjolli tashmë është përfshirë në listën e drejtuesve të Real Madridit, i cili është shumë i rëndësishëm në skemat e Unay Emery-s.

28 vjeçari prej dy sezonesh aktivizohet me londinezët, një ekip i cili ka ardhur duke u përmirësuar nën drejtimin e ishi-t të Sevillas.

Vendosja shumë e mirë në fushë, qetësia në përdorimin e topit dhe gjithashtu fitimi i shumicës së dueleve e bën Pau Torresin një alternativë e cila duhet të merret në konsideratë.

Traineri i ‘’ Galaktikëve ‘’ Carlo Ancelotti e konsideron një lojtar që mund ti vijë në ndihmë prapavijës në të ardhmen, repart i cili vijon me ulje-ngritjet e shpeshta, edhe pse në shumicën e sfidave rezultatet janë pozitive.

Një avantazh në këtë aspekt është se qendërmbrojtësi e njeh shumë mirë La Ligan, edhe pse bëhet fjalë për Real Madridin, ekip në të cilin kërkesa e llogarisë është shumë e madhe.

Megjithatë, krerët e Aston Villas nuk do ta lejojnë largimin e Pau Torresit nga ‘’ Villa Park ‘’ nëse oferta e presidentit Florentino Perez nuk do të jetë bindëse.

Numri një i ‘’ Los Merengues ‘’ faktikisht ka dhënë maksimumin për ekipin e zemrës ndër vite, falë të cilit konsiderohet një ndër më të suksesshmit në historinë e futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy