Federico Chiesa, afër rikthimit tek Fiorentina

Federico Chiesa, afër rikthimit tek Fiorentina

Duke qenë se nuk ka arritur të adaptohet ashtu siç duhet tek Liverpooli, duket se e ardhmja e Federico Chiesas do të jetë larg ‘’ Anfield Roadit ‘’.

Famtirësisht pretendentët asnjëherë nuk i kanë munguar sulmuesit, për të cilin po lufton fort Fiorentina.

Momentalisht rikthimi tek ‘’ Vjollcët ‘’ është më i munduri për ish kampionin e Europës me kombëtaren ‘’ Azurre ‘’.

Drupal Ad

Pavarësisht se cilësitë e 27 vjeçarit janë të padiskutueshme, mundësitë e limituara në rradhët e ish fituesve të Champions Leagues e kanë bërë ta mendojë diku tjetër të ardhmen.

Sigurisht, rikthimi i mundshëm në ‘’ Artemio Franchi ‘’ ka filluar ta entuziazmojë tifozerinë e Fiorentinës, një ekip kompetitiv, tejet i sikletshëm edhe në Europë në të shkuarën.

Golashënuesi është i ndërgjegjshëm për faktin se do të ketë një rol të rëndësishëm në 11-shen e trainerit Raffaele Palladino, i cili me eksperiencën mbi supe mund ta ndihmojë Fiorentinën për të shtuar produktivitetin në ofensivë.

Merkatoja e dimrit sapo ka filluar dhe negociatat ndërmjet palëve po avancojnë me sukses dhe parashikohet që shumë shpejt Federico Chiesa të jetë përsëri pjesë e nënkampionëve në fuqi të Conference Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy