Supersfida nuk prodhon fitues, Liverpool dhe Manchester City ndajnë pikët

Supersfida nuk prodhon fitues, Liverpool dhe Manchester City ndajnë pikët

Nuk prodhoi fitues supersfida e Premier League, mes Liverpool dhe Manchester City. Dueli mes dy pretendenteve për titull u mbyll në barazim 1-1.

“Qytetarët” kaluan të parët në avantazh me Stones, që përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes vendase, për të zhbllokuar sfidën.

Pjesa e dytë nisi me gol, teksa në minutën e 50-të, Mac Allister, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vendosur baraspeshën.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe skuadrat ndanë pikët. Nga ky barazim, përfiton Arsenali, që mban vendin e parë me 64 pikë, po aq sa edhe Liverpool i vendit të dytë, ndërsa City renditet i treti me 63 pikë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy