
Një situatë në kufijtë e të pabesueshmes ka ndodhur në ndeshjen e Europa League mes Granada-s dhe Manchester United.
Megjithëse ndeshja ishte pa tifozë në minutën e 6 një person nudo u fut në fushën e lojës. Kjo situatë solli ndërprerjen e takimit për disa minuta, ndërsa gjithçka përfundoi pas ndërhyrjes së rojeve të sigurisë.
Vlen për tu theksuar se para ndeshjes shumë tifozë u mblodhën para stadiumit por u shpërndanë nga policia.



