
Atletico Madridi nuk ka preferuar të qëndrojë në vendnumëro pasi koha kalon shpejt dhe sezoni i ardhshëm fillon si pa e kuptuar. ‘’ Los Colchoneros ‘’ janë të vetëdijshëm se duhet të përmirësohen në shumë aspekte dhe tashmë kanë firmosur me brazilianin e Gil Vicentes Samuel Lino.
Kryeqytetasit do të derdhin 6.5 milionë euro në arkat e portugezëve të cilët e kanë fituar garën me Sporting Lisbonën, Porton dhe Benfikën për talentin e lindur në Santo Andre.
Mbi këtë çështje është shprehur edhe traineri Ricardo Soares i cili për të famshmen ‘ Mundodeportivo ‘ ka deklaruar:
“ Ishin disa ekipe që interesoheshin prej kohësh për Samuel Linon por Atletico doli e fituar në këtë histori duke u favorizuar edhe nga potenciali ekonomik ‘’ , theksoi numri një i Gil Vicentes.
Drejtuesit e spanjollëve , ashtu siç ndodh rëndomtë edhe me shumë futbollistë të tjerë kanë menduar një huazim për 22 vjeçarin për të fituar më shumë eksperiencë dhe të përgatitet për tu vënë nën urdhërat e Diego Simeones , një ndër trainerët më kërkues i cili i ka ndryshuar tërësisht ‘’ Los Rojiblancos ‘’ , ekip që para shumë vitesh konsiderohej i dorës së dytë por me argjentinasin i është bashkuar elitës.
Nëse i referohemi Samuel Linos , duhet theksuar se konsiderohet ndër më të spikaturit e kampionatit portugez me 12 gola dhe 5 asiste në 33 sfida me një ekip tejet modest siç është Gil Vicente.
Atletico Madridi beson ende se mund të mposhtë Barcelonën dhe Real Madridin në La Liga dhe më të mirët e Europës në Champions League , turne të cilit iu afrua shumë në të kaluarën por fatkeqësisht u mposht në dy raste nga ‘’ Galaktikët “.



