Trajneri i Laçit, Mirel Josa, deklaroi se ndjen keqardhje për humbjen ndaj Egnatias, me penallti në fund.
Për MCN TV, Josa deklaroi se skuadra do provojë ta kthejë rezultatin në ndeshjen e kthimit.
Ka keqardhje të humbasësh me penallti në fund. Egnatia na imponoi lojën. Kur kishim topin, e kemi humbur shumë herë. Humbëm topa shumë të thjeshtë. Nuk i dhamë vetes mundësi për të sulmuar përpara.
Ne jemi deri këtu, do luftojmë në Kupë dhe kampionat. Duhet të shikojmë mirë dhe të masim forcat tona. Të shikojmë për vazhdimësinë.
Të gjitha janë probleme. Humbja më shqetëson. Edhe dëmtimi i lojtarit. Janë probleme që mblidhen të gjitha.
Do provojmë mundësitë tona për të kthyer ndeshjen. Të shikojmë me çfarë gjendje psikologjike do shkojmë, sepse kemi ndeshje të tjera përpara.
Ujka ka gjithë këto ndeshje. Menduam t’i japim prioritet sulmit me Myrtajn. Deri diku pjesën e parë u bë, ndërsa në të dytën nuk ishim në nivelet që donim.



