Jurgen Klopp, afër Real Madridit

Jurgen Klopp, afër Real Madridit

Ulje-ngritjet e shpeshta të Real Madridit në lidhje me rezultatet dhe rendimentin në përgjithësi e kanë vënë seriozisht në dyshim qëndrimin e Alvaro Arbeloas përtej këtij sezoni. 

Tek ‘’ Los Blancos ‘’ kurrsesi situata të tilla nuk tolerohen dhe tashmë ka filluar të qarkullojë emri i Jurgen Klopp si traineri i ardhshëm. 

Gjermani është konsoliduar në vitet e fundit si një ndër më të mirët në këtë profesion i cili fitoi trofe të rëndësishëm me Liverpoolin. 

Sipas gazetarit të ‘’ El Chiringuitos ‘’ Josep Pedrerol ishi i Borussia Dortmundit mund të marrë në drejtim ‘’ Galaktikët ‘’, një ndër ekipet më të suksesshëm në këtë sport. 

Stili i lojës i bazuar në intensitet, kundrasulme të njëpasnjëshme dhe mënyrën se si e interpretojnë skuadrat atë e bëjnë edhe më të dëshiruar nga Real Madridi. 

Mungesa e titujve vijon të jetë një shqetësim për Florentino Perezin i cili ka dhënë gjithmonë maksimumin gjatë merkatove. 

58 vjeçari e ka eksperiencën e mjaftueshme për ti rikthyer kryeqytetasit aty ku e meritojnë por s’duhet anashkaluar as Jose Mourinho, ish-i i  tyre. 

Eksperienca e ‘’ The Special One ‘’, karakteri kompetitiv dhe njohja e rrugës së suksesit sigurisht e shëndërrojnë në një kandidat potencial për të drejtuar gjigandët e Spanjës dhe jo vetëm. 

Mbetet për tu parë se si do të vijojnë negociatat pasi kemi të bëjmë me dy trainerë të cilët mund të arrijnë çdo objektiv.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy