Trajneri i Anderlecht, Vincent Kompany ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Laçit, e vlefshme për ranundin e tretë në Conference League. Tekniku belg u shpreh se e ka studiuar kundërshtarin, por shton më tej se do të kërkojnë vetëm fitoren.
“Kur je në krye të Anderlecht ka gjithmonë presion, herë më pak e herë më shumë. Gjithmonë ka ambicie ky klub dhe nuk kemi zgjedhje, duhet të shkojmë sa më lart të mundemi. Futbolli është futboll dhe rivalët duhen respektuar, por objektivat tona janë qarta, gjithmonë luajmë për fitore.
Pashë dy ndeshjet e fundit të Laçit, si dhe pata mundësinë të rishikoja videot më pas. Kam nivelin e duhur të informacionit për kundërshtarin. Shumicën e kohës ishte një skuadër që i duhej të mbrohej.
Luajtën mirë, luajtën si vëllezër në fushë, përdorën mirë rastet. Çdo gjë shkoi mirë, që ata të ishin këtu sot. E merituan kualifikimin. Unë e kuptoj që nuk mund të ndryshoj dot recetën e suksesit të tyre brenda natës”, u shpreh Kompany.



