Samuel Lino, në radarët e Aston Villas

Samuel Lino, në radarët e Aston Villas

  Nën urdhërat e Unay Emery-s Aston Villa është shëndërruar në një ekip tepër të sikletshëm, në çdo kompeticion.

Spanjolli po bën një punë që meriton duartrokitje, i cili në asnjë moment nuk e ka shmangur vëmëndjen edhe nga merkatoja.

Numri një i stolit është rikthyer në kampionatin spanjoll, atje ku filloi eksperiencën si trainer.

Pikërisht tek Atletico Madridi është ndalur pasi rendimenti i Samuel Linos në këtë fillim sezoni e ka befasuar, i cili falë besimit që i ka dhënë Diego Simeone aktualisht është një ndër më të mirët e ekipit.

Sipas ‘ Football Insider ‘ tek braziliani spikat shpejtësia dhe përshtatja në disa pozicione të ofensivës, gjithashtu një lojtar shumë teknik i cili i vë në vështirësi rivalët.

‘’ Los Villanos ‘’ janë në kërkim të një zëvëndësuesi për Moussa Diaby-n, i transferuar tek Al- Ittihad në Arabinë Saudite.

Por duke qenë se flitet për një ekip elite, aspirues për fitimin e titujve të rëndësishëm dhe me një trainer si ‘’ El Cholo ‘’, arrihet në konkluzionin se për anglezët do të jetë tejet e vështirë për ta arritur objektivin.

Argjentinasi e njeh kualitetin e ishi-t të Valencias, prezenca e të cilit i ka sjellë avantazhe lojës së ‘’ Los Colchoneros ‘’, një ndër rivalët më të vështirë për tu mundur në çdo kompeticion.

9 sfida numëron nxënësi i Diego Simeones deri më tani dhe efektiviteti në metrat e fundit është një plus për ‘’ Los Rojiblacos ‘’ gjatë sfidave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy