
Humbja ndaj Rayo Vallecano e mbushi kupën te drejtuesit e Barcelonës, të cilët menjëherë pas kësaj, vendosën të shkarkojnë trajnerin Ronald Koeman.
Megjithatë shkarkimi i trajnerit holandez nuk është pa kosto te klubi katalanas. Sipas asaj që raporton “El Pais”, shkarkimi i Koeman do i kushtojë Barcelonës 12 milionë euro.
Këtu përfshihet paga për këtë sezon si dhe shumë prej 5 milionë euro të tjerash, për të cilat palët ishin dakordësuar më parë në momentin e firmosjes së kontratës.
Tashmë te Barcelona po pritet edhe emërimi i trajnerit të ri, i cili me shumë mundësi do të jetë Xavi Hernandez dhe kjo do të thotë se ndryshimet në stol, do i kushtojnë akoma më shumë klubit spanjoll.



