Liverpool pëlqen Luis Diaz

Liverpool pëlqen Luis Diaz

 Kupa e Afrikës  e cila do të startojë në datën 9 janarin e 2022-shit   do të shkaktojë ndryshime në planet e disa klubeve .

Një ndër to është Liverpooli që nuk do të ketë në dispozicion për një periudhë një mujore lojtarë shumë të rëndësishëm si Sadio Mane dhe Mohamed Salah të cilët duhet të impenjohen respektivisht me Senegalin dhe Egjiptin . Për afrikanët ky kompeticion ka një vlerë të veçantë sepse do të japin kontributin për shtetin e tyre në ndeshje që parashikohen shumë të luftuara .

Kjo situatë ia ka ndryshuar planet ‘’ The Redsave ‘’ dhe traineri gjerman ka menduar  për sulmuesin Luis Diaz të Portos për ti ardhur në ndihmë ofensivës .

Sipas ‘ Daily Mail ‘  kolumbiani prej kohësh vijon të lërë gjurmë tek Porto dhe është shëndërruar në një pikë referuese për Sergio Conceinçao  pa harruar gjithashtu se është një ndër më produktivët në kontinentin e vjetër .  Duhet shtuar  se për ‘’ The Redsat ‘’ pavarësisht se janë një skuadër me cilësi të mëdha nuk do ta kenë  të lehtë sepse Luis Diaz konsiderohet një emblemë tek portugezët të cilët kërkojnë 80 milionë euro për ta lënë të lirë .

Me 12 gola dhe 2 asiste në 19 ndeshje 24 vjeçari ka arritur në një nivel i cili e justifikon kërkesën e Portos dhe i mbetet  Liverpoolit të vendosë për marrjen e një sulmuesi që s’duhet anashkaluar në asnjë moment.  Pretendimi i trainerit Jurgen Klopp është rikthimi me shpejtësi tek trofetë e rëndësishëm dhe me një sulm të përbërë nga  Mohamed Salah , Diogo Jota ,  Sadio Mane apo braziliani Firmino gjithçka është e mundur për anglezët .

Një transferim i mundshëm në ‘’ Anfield Road ‘’ do ta pasuronte  karrierën e Luis Diaz  dhe njëkohësisht do të rriteshin  shanset për fitimin e trofeve me një skuadër që i ka dhënë rezultatet në të kaluarën .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy