Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës çerekfinale, ndaj Manchester City-t.
Ancelotti deklaroi se do të jetë një ndeshje e bukur, ndërsa shtoi se do të vendoset nga cilësitë e lojtarëve.
Do të jetë një ndeshje futbolli tërheqëse, çdo ekip ka karakteristikat e veta. Janë dy ekipe me shumë cilësi. Kjo cilësi do të bëjë një ndeshje shumë të bukur në nivel teknik. Ne mendojmë të jemi superiorë në disa aspekte, ata në disa të tjera. Epërsia do të shihet në fund të 180 minutave, kur të shohim se kush e fiton ndeshjen.
Guardiola është një trajner i madh dhe pikë. Nuk më shqetëson se çfarë mendojnë për mua, më intereson se çfarë mendojnë ata për klubin tim.
Ka shumë lojtarë nga të dyja skuadrat me shumë cilësi. Kjo do të përcaktojë ndeshjen, siç ndodh gjithmonë. Përveç strategjisë, e cila duhet të jetë e qartë, lojtarët janë të bindur se do ta bëjnë atë në mënyrën më të mirë. Ka shumë gjëra në këto lojëra. Duhet të bëni më të mirën, ka shumë gjëra që nevojiten për të kaluar këtë raund kualifikues.



