
Skuadra angleze, Leeds United, nuk ka humbur kohë dhe ditën e sotme ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Pas largimit të Marcelo Bielsa, drejtimi i skuadrës i është besuar Jesse Marsch.
Ky i fundit ka firmosur kontratë për 1 vit e gjysmë. Më herët, Marsch ka qenë trajner te Salzburg në Austri, ndërsa për disa muaj drejtoi vitin e shkuar edhe RB Leipzig në Bundesligën gjermane.
Ndërkohë për Bielsan, është thënë se mund të marrë drejtimin e Ferenbahce në Turqi, me të cilët ka qenë në bisedime gjatë ditëve të fundit.



