
Momentalisht Luka Modric është një ndër lojtarët që e përfundon kontratën me Real Madridin në 30 qershor dhe drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ menjëherë kanë përveshur mëngët për të siguruar qëndrimin e kroatit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Deri më tani negociatat kanë rezultuar tejet shpresëdhënëse dhe sipas portalit ‘ As ‘ nënkampioni në fuqi i botës do të mbrojë fanellën e ‘’ Los Merengues ‘’ deri në 30 qershorin e 2023-shit për ti paraprirë varjes së kepucëve në gozhdë një vit më pas .
Gjatë karrierës 36 vjeçari ka arritur të shëndërrohet një ndër më të mirët në pozicionin që përfaqëson dhe vitet e fundit ia kanë shpërblyer sakrificat me shumë suksese me Real Madridin dhe do të ketë shansin për ta finalizuar karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ky sezon po rezulton mjaft pozitiv për të besuarit e Carlo Ancelottit pasi kryesojnë bindshëm në La Liga dhe kanë edhe një ndeshje për të zhvilluar në gjysëmfinalen e Champions Leagues kundër Manchester City-t të cilën do ta startojnë në disavantash në shtëpinë e tyre por forma e shkëlqyer e djemve të italianit evidenton se ‘’ The Citiziens ‘’ i pret ferri në kryeqytetin spanjoll.
Ishi i Tottenham Hotspurit e ka treguar gjatë 10 sezoneve tek Real Madridi se Florentino Perezi nuk gaboi kur e transferoi nga Tottenham Hotspuri dhe koha i ka dhënë të drejtë numrit një të spanjollëve sepse Luka Modric jo vetëm që i ka tejkaluar pritshmëritë por është shëndërruar në një ndër transferimet më të suksesshme në historinë e ‘’ Los Blancos ‘’.
Me këtë iniciativë mbyllet një kapitull shumë i rëndësishëm dhe tashmë Carlo Ancelottit i mbetet për të shfrytëzuar eksperiencën e mesfushorit nga Zadar i cili prej kohësh po shijon një rini të dytë , me një ndër klubet më të fuqishëm të botës .



