Atletico Madridi, insiston për Cuti Romeron

Atletico Madridi, insiston për Cuti Romeron

  Duke qenë se Cuti Romero vijon të jetë një ndër më bindësit në prapavijë, Atletico Madridi natyrisht do ta ketë disi të vështirë për ta transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ me në krye presidentin Enrique Cerezo po insistojnë për të firmosur me ishi-n e Atalantës i cili e ka eksperiencën e mjaftueshme për ti përfaqësuar. 

Jo vetëm në nivel klubesh por edhe me Argjentinën e ka treguar veten dhe presidenti i Tottenham Hotspurit Daniel Levy është i gatshëm ti fillojë negociatat jo për më pak se 50 milionë euro. 

Kjo shifër konsiderohet e justifikuar nga paraqitjet e 27 vjeçarit gjatë pesë sezoneve tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’. 

Pas Italisë dhe Anglisë, Spanja shikohet si një destinacion për të ardhmen por gjithsesi duhet theksuar se i mbetet në dorë numrit një të kryeqytetasve për të vendosur. 

Diego Simeone e vlerëson bashkombasin për kontributin e dhënë në një ndër kampionatet më prestigjozë të kontinentit të vjetër siç është Premier League. 

Mënyra se si e interpreton lojën dhe personaliteti i Cristian Romeros janë dy cilësi që ia lartësojnë figurën dhe e bëjnë të denjë për të përfaqësuar një ekip elite. 

Mirëpo, Atletico Madridit do ti duhet të garojë me disa ekipe për nxënësin e Roberto De Zerbit, një element i padiskutueshëm në formacionin titullar. 

6 gola në 31 sfida numëron me ‘’ Spursat ‘’ në sezonin aktual dhe në secilën prej tyre ka demostruar kapacitetin në repartin defensiv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy