
Gazetarja, Etelina Nikolla, e ftuar në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli për ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë.
Nikolla tha se në minutat e fundit, serbët harruan të luanin futboll dhe e kthyen në gjeopolitike.
Unë pashë vetëm 30 minutat e fundit të lojës. Në fund serbët harruan që po luanin futboll, por menduan që përballë kanë dy shtetas kosovarë. Mu duk sikur e kaluan në gjeopolitike atë.
Roli i Xhakës, ishte fantastik. Në fund e mbajti lojën, që rezultati të mos ndryshonte, po ashtu edhe ritmi i lojës.



