
Sezoni aktual mund të konsiderohet me të drejtë një ndër më të vështirët në karrierën e Alexandre Lacazettes . Traineri Mikel Arteta ka ngelur i pakënaqur me rendimentin e shfaqur nga francezi dhe po analizon të tjera alternativa për ti transferuar në ‘’ Emirates ‘’.
Me vetëm 53 minuta aktivizim e ardhmja e francezit është vënë në pikpyetje të madhe , fakt të cilit i bashkangjitet finalizimi i kontratës në 30 qershorin e 2022-shit por disa klube të mëdha ndër të cilat përfshihet edhe Barcelona besojnë akoma tek aftësitë e ishi-t të Lyonit sepse eksperienca e akumuluar ndër vite pavarësisht lojës së dobët në fazën e parë të sezonit nuk harrohet lehtë .
‘’ Blaugranët ‘’ janë dobësuar ndjeshëm me largimin e Lionel Messit dhe Antoine Griezmann dhe e vlerësojnë shumë kontributin e 30 vjeçarit tek ‘’ The Gunners ‘’ të cilët kanë përjetuar një ndër periudhat më të errëta në sezonin e lënë pas pasi nuk mundën të kualifikoheshin në kupat e Europës.
Skuadra e Ronald Koeman është duke e vuajtur mungesën e argjentinasit dhe hollandezit i duhet menjëherë të zgjidhë këtë situatë gjatë merkatos dimërore por s’duhet të anashkalohet as fakti se ndoshta mund ta transferojnë në ‘’ Camp Nou ‘’ me parametër zero .
Mbërritja e Memphis Depay nuk është e mjaftueshme për një skuadër që pretendon të rikthehet me çdo kusht tek suksesi pavarësisht se konkurrenca ndërmjet klubeve ashpërsohet çdo ditë edhe më shumë .



