Zyrtarizohet marrëveshja, Broja kalon te skuadra tjetër e Premier League (VIDEO)

Zyrtarizohet marrëveshja, Broja kalon te skuadra tjetër e Premier League (VIDEO)

Armando Broja është lojtari më i ri i Southampton. Këta të fundit kanë zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin e Shqipërisë, të cilin e kanë marrë për një sezon në formën e huazimit nga Chelsea.

Londinezët pasi rinovuan kontratën me 19-vjeçarin, të cilin e shikojnë si një lojtar që premton shumë për të ardhmen, vendosën ta huazojnë te Southampton, në mënyrë që ai të fitojë më shumë eksperiencë dhe të jetë gati për një kampionat të madh si Premier League.

Broja sezonin e fundit luajti i huazuar te Vitesse në Holandë, ku tregoi paraqitje shumë të mira, ashtu siç bëri edhe me Chelsea në përgatitjet parasezonale.

Megjithatë blutë duke parë konkurrencën e madhe në skuadër, kërkojnë që lojtari të fitojë më shumë eksperiencë dhe pavarësisht interesimeve të shumta nga jashtë Anglisë, vendosën ta huazojnë brenda kampionatit te Southampton.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy