Triumfi me përmbysje, Dede: Treguam se jemi skuadër e madhe, të gjithë duhet të jenë krenarë për ekipin

Triumfi me përmbysje, Dede: Treguam se jemi skuadër e madhe, të gjithë duhet të jenë krenarë për ekipin

Trajneri i Elbasanit, Nevil Dede, foli për MCN TV, pas fitores me përmbysje ndaj Apolonisë.

Dede tha se verdheblutë treguan se janë skuadër e madhe dhe të gjithë duhet të jenë krenarë për ta.

Treguam forcë karakteri, durim. Kishim mungesë përqendrimi në dy momente dhe e pësuam. Duhet të jemi krenarë, tifozët për në, po ashtu edhe klubi. Është lojë gabimesh. Me barazimin 2-2 do ishim shumë të mërzitur. Kështu adrenalina është shumë e madhe. Ne kemi cilësi dhe kualitet. Kemi personalitete të futbollit shqiptar. Duhet të bëjmë diçka për të rregulluar problemet.

U bë ndeshja e dytë që kemi mungesë përqendrimi në minutat ed para. Këto janë gjëra që duhen rregulluar. Është evidente që prodhojmë lojë dhe shfaqemi shumë te porta kundërshtare. Treguam se jemi skuadër e madhe, sepse ta kthesh rezultatin nga 0-2 në 3-2 nuk është e lehtë.

Për ato gabime mund t’i ndodhin çdo kujt. Nuk jemi të plotë si grup, kishim mungesa në skuadër.

Është evidente që ne po prodhojmë. Edhe në disavantazh mundohemi të bëjmë maksimumin. Fitoret kënaqin njerëzit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy