Dy gola të anuluar dhe rast flagrant, Dinamo-Skënderbeu mbyllet barazim

Dy gola të anuluar dhe rast flagrant, Dinamo-Skënderbeu mbyllet barazim

Është mbyllur në barazim pa gola, sfida mes Dinamos dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 15-të në Abissnet Superiore.

Në 45 minutat e para rastet nuk munguan për të dyja skuadrat, që iu afruan disa herë golit të avantazhit.

Në fakt korçarët e gjetën golin në minutën e 4-t, me Mensah, por gjyqtari pas konsultimit me VAR, vendosi ta anulojë, për faull gjatë aksionit.

Në pjesën e dytë golin e gjeti edhe Dinamo me Siljanovskin në minutën e 54-t, por që u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Në fund të takimit, Skënderbeu kishte rastin më të mirë të ndeshjes, me Mensah që pasi merr një top nga Nikaj, del i vetëm me portierin Simoni, por ky i fundit e ndal, duke mbajtur portën e paprekur.

Me këtë barazim, të dyja skuadrat mbeten në kuotë të barabartë me nga 15 pikë dhe mbajnë vendin e 7-të dhe të 8-të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy