Publikohen formacionet zyrtare, si rreshtohen Tirana dhe Partizani në derbi

Publikohen formacionet zyrtare, si rreshtohen Tirana dhe Partizani në derbi

Luhet ditën e sotme duke filluar nga ora 19:45 derbi i kryeqytetit, mes Tiranës dhe Partizanit, dy skuadra që do të kërkojnë me çdo kusht të marrin fitoren.

Ashtu siç ka qenë zakonisht, pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet. Tirana vjen në këtë derbi në formë  të shkëlqyer dhe si kryesuese, me entuziazmin që është i madh te tifozët bardheblu.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Partizanin, që ende në këtë kampionat nuk e ka shijuar fitoren e parë. Megjithatë në derbi zërohet gjithçka dhe spektakli është i garantuar.

Ashtu siç edhe pritej, në stadium ka një atmosferë elektrizuese, ku tifozeritë e të dyja skuadrave dhurojnë spektakël në tribunat e tyre.

Për sa i përket formacioneve, Shehi te Tirana ka pasur luks zgjedhjes, për shkak se ka kontingjent të plotë, ndërsa në krahun tjetër ka improvizuar mes shumë mungesash.

FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Bekaj; Ismailgeci, Hoxhallari, Behiratce, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj; Totre, Seferi, Ngo

Partizani: Hoxhaj; Sota, Belica, Saliou; A. Marku, Rrapaj, Murataj, Mala, Musta; Stenio Junior, Filipovic

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy