
Largimi i Sergio Agueros në fundin e sezonit e penalizon qartësisht ofensivën e Manchester City-t . Me vetëm Gabriel Jesus në majën e sulmit Pep Guardiola llogjikisht nuk mund të ketë garancinë e duhur për të patur sukses në të ardhmen . Spanjolli që nuk ka asnjë lloj limiti në funksion të mbarëvajtjes i ka hedhur sytë tek Wissam Ben Yedder . Kjo alternativë paraprakisht konsiderohet si zëvëndësuesja e Erling Haaland sepse ashtu siç dihet botërisht ka një koefiçent vështirësie shumë të lartë . Me këtë operacion që në dukje është më i lehtë , ‘’ The Citiziens ‘’ do te kursenin paksa për ta treguar kapacitetin në të tjera alternativa .
Golashënuesi i lindur në Sarcelles prej dy sezonesh po shkëlqen tek klubi i ‘’ Principatës ‘’ dhe kjo eksperiencë mund të përkufizohet si një rini e dytë për të . 19 golat e shënuar në 35 ndeshje nën drejtimin e Niko Kovac i ka rritur kreditet për ndryshimin e mundshëm të historisë se karrierës dhe një kalim tek bardhekaltërit do ti jepte një shans të artë sepse është një ndër skuadrat më të mira si në Premier League ashtu edhe në mbarë Europën. Për sa i përket merkatos traineri i lindur në Santepdor u fokusua maksimalisht edhe tek bisha e Tottenham Hotspurit Harry Kane por rezistenca e londinezëve për largimin e yllit të tyre nuk i ka lënë rrugë tjetër Pep Guardiolas veçse të përqëndrohet tek Wissam Ben Yedder . Profili i tij me siguri do të shëndërrohej në një aset të rëndësishëm për ish trainerin e Barcelonës dhe Bayern Munchen për ti shërbyer sulmit në sezonin vijues.
Për transferimin në ‘’ Etihad Stadium ‘’ gjigandëve të Premier Leagues do ti duhet të derdhin 35 milionë euro në arkat e Monacos , një shifër tepër atraktive për një sulmues të nivelit të tillë dhe gjithashtu do ti eleminonin pagën e 7.5 milionë eurove që francezët i japin Wissam Ben Yedder në çdo sezon . Ishullorëve nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presin merkaton verore për të bërë fakt një tentativë të tillë që do të analizohet mirë nga sulmuesi i Monacos sepse përkthehet si shansi më i mirë në karrierën e nxënësit të Niko Kovac .



