
E ardhmja e Angel Di Marias pak e nga pak po sqarohet dhe gjasat janë se do ti bashkohet Juventusit pas përfundimit të kontratës në datën 30 qershor .
‘’ Zonja e Vjetër ‘’ e konsideron shumë eksperiencën e argjentinasit sidomos pasi Paris St Germain nuk i ofroi rinovimin e kontratës dhe janë në pritje për ta transferuar në ‘’ Allianz Stadium ‘’ me qëllimin e startit të një tjetër etape në karrierë , të katertën në kampionatet më të rëndësishëm të Europës.
Sipas ‘ Goal Francia ‘ marrëveshja ndërmjet palëve është në rrugën e duhur dhe bardhezinjtë do të shijojnë prezencën e një prej asistuesve më të mirë të botës i cili në ‘’ Parque de Prince ‘’ e ka patur të vështirë në sezonin aktual .
Arsyeja e kësaj rënie drastike e 34 vjeçarit është se shumë komponentë kanë filluar të shkëlqejnë tek ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe torinezët duan të përfitojnë në maksimum nga ky fakt dhe ta kenë në dispozicion tyre duke filluar nga sezoni vijues yllin e ‘’ Albicelestëve ‘’.
Gjenerata e Lionel Messit me shokë përfshirë edhe ishi-n e Manchester United i dhanë titullin e shumëpritur Argjentinës me fitimin e Kupës së Amerikës pas shumë vitesh pritje pikërisht me një supergol të sulmuesit nga Rosario i cili ka akoma për ti dhënë futbollit.
Në sezonin aktual Angel Di Maria ka lënë shenjë me arrritjen e disa statistikave entuziazmuese të cilat përfshijnë 1800 minuta të ndara në 30 sfida në të cilat ka shënuar 4 herë, pa harruar 8 asistet për shokët e tij.
Bardhezinjtë janë shumë afër kësaj marrëveshje e cila mund të përfundojë shumë shpejt dhe kështu Massimiliano Allegri të ketë privilegjin e të paturit në ekip një kampion si Angel Di Maria i cili gjithmonë ka dhënë maksimumin në fushë duke akumuluar pretendentë të fuqishëm ndër vite.
Juventusi e ka të qartë se ndërhyrjet e verës janë rruga e vetme drejt titujve dhe shtimi i eksperiencës i ndërthurur me talentin mund ti rezultojë një strategji e qëlluar teknikut italian.



