
Chelsea është rikthyer te fitorja në kampionat, pas pauzës disa javore. Blutë e Londrës mposhtën Bournemouth me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Premier League.
Havertz në minutën e 16-të dhe Mount në minutën e 24-t, ishin autorët e golave në fitoren e Chelsea.
Me këtë fitore, londinezët ngjiten në vendin e tetë me 24, ndërsa Bournemouth mban vendin e 14, me 16 pikë.
Fitorja mund të ketë sjellë disi qetësi, por problemet për trajnerin Potter nuk ndalen. Chelsea ka humbur sërish titullarin, Reece James, i cili u dëmtua në pjesën e dytë dhe u largua nga fusha.
Lojtari sot ishte rikthyer në fushë pas një dëmtimi të rëndë në muajin tetor, por duket se porblemet për të nuk kanë fund.



