Napoli përgatit ofertën për Djalo

Napoli përgatit ofertën për Djalo

Pavarësisht blerjes së Kim Min- Jaes, lojtar i cili e ka bërë trainerin Luciano Spaletti ta harrojë Kalidou Koulibaly-n , tek Napoli priten të tjera zhvillime gjatë merkatos së janarit.

‘’ Azurrët ‘’ kanë mbetur të mahnitur nga mbrojtësi i Lilles Tiago Djalo, i cili është bërë menjëherë pjesë e planeve të bardhekaltërve.

Sipas prestigjozes italiane ‘ Correre dello Sport ‘, kryesuesit aktualë të Scudettos do ti ofrojnë 15 milionë euro francezëve për portugezin , lojtar që duket mëse i përgatitur për t’iu bashkuar një ekipi me famë . 

Napoli është një ndër më potentët e Italisë dhe momenti i mrekullueshëm sigurisht konsiderohet një motiv për të dhënë maksimumin në vazhdimësi dhe të ruajë protagonizmin e deritanishëm deri në fundin e sezonit.

Kontrata e 22 vjeçarit me ‘’ Les Dogues ‘’ merr fund në 2024-tën dhe për francezët shitja e tij do të mbushte arkat por në plan të parë besohet se do të kërkojnë rritjen e ofertës nga ana e drejtuesve të Napolit , e cila është shumë pak nëse konsiderohen  paraqitjet e bëra nga Tiago Djalo.

Ecuria e mrekullueshme e luzitanit detyron dëgjimin e ofertave dhe interesi i ekipeve me emër cilësohet  i pashmangshëm por Napoli shikohet favorit për ta transferuar në të famshmin ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy