
Dy sezonet tek Paris St Germain e kanë shëndërruar Bradley Barcolan në një ndër më të mirët në pozicionin ku aktivizohet.
Francezi ka bërë hapa përpara falë besimit të dhënë nga Luis Enrique dhe potencialit te tij.
Ky fakt pothuajse në të gjitha rastet shoqërohet me interesin e ekipeve me emër dhe drejtuesit e Bayern Munchen kanë nisur ofensivën për ta larguar nga ‘’ Parque de Princes ‘’.
Presidenca bavareze është e gatshme të ofrojë rreth 100 milionë euro për golashënuesin, e cila s’do ta ketë aspak të lehtë për arsye të rëndësisë në 11-shen e të ashtuquajturit ‘’ Lucho ‘’.
Për më tepër kuq e blutë vijnë nga një sezon spektakolar, i kurorëzuar me fitimin e Ligue 1, Kupës së Francës dhe Champions Leagues, ëndërra në sirtar e Nasser Al Khelaifit.
Duhet theksuar se ish rekordmenët e Bundesligës mund të jenë rivalët në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, fakt i cili sigurisht do të merret në konsideratë nga ishi i Barcelonës.
Ishi i Lyonit e ka treguar në çdo sfidë se është i aftë të adaptohet në çdo moment dhe gjithashtu ka rezultuar determinant në të shumtat e tyre.
Në sezonin e shkuar shtatlarti i ndihmoi ‘’ Les Pariziens ‘’ me 21 gola dhe 20 asiste në 62 sfida, statistika përcaktuese për arritjen e objektivave.



