Atletico dhe Sevilla në luftë për Luis Alberton

Atletico dhe Sevilla në luftë për Luis Alberton

 Mungesa e Luis Albertos në fazën përgatitore  ka krijuar shumë dyshime tek Lazio .   Kryeqytetasit e kanë konsideruar vendimin e spanjollit si një taktikë që lidhet me kërkimin e një tjetër destinacioni . Sezoni me bardhekaltërit i ka dhënë rezultatet e para  sepse për 28 vjeçarin janë interesuar Atletico Madridi dhe Sevilla.   Për ‘’ Los Colchoneros ‘’ bëhet e disata herë që do të kërkojnë transferimin e spanjollit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Sipas zërave që kanë qarkulluar së fundmi  objektivi i Luis Albertos është largimi , fakt që nuk ka ndodhur në merkatot e kaluara sepse pretendimet e Lazios nuk u përballuan nga Atletico .  Kontributi i tij tek romanët e ka bërë punën e vet dhe me fillimin e sezonit të ri një ndër skuadrat më të famshme të Italisë do të provojë veten në Europa League .  

Për arritjen e objektivit kampionët e Primera Division nuk do ta kenë edhe aq të lehtë sepse edhe Sevilla mendon të mos dorëzohet deri në tentativën e fundit për Luis Alberton .   

Andaluzët  kërkojnë një profil me cilësi të përafërta me Ever Banegën dhe ylli i kryeqytetasve i plotëson  kushtet e  bashkombasit Julen Lopetegui.  Karakteristikat e lojtarit  nga  Cadiz  ia favorizojnë të ardhmen sepse  është një mesfushor që ofron shumë ekuilibër pa harruar  guximin  drejt portave kundërshtare , të cilat i kanë dhënë shansin e shënimit të shumë golave .

Pavarësisht suksesit të Lazios që do të përfaqësohet në Europa League , Luis Alberto e ka justifikuar besimin e Simone Inzaghit me një performancë të shkëlqyer të cilën e ka kanalizuar në 40 ndeshje dhe  9 gola. Interesi i Atleticos dhe Sevillas me siguri do të analizohet nga  lacialët sepse flitet për një ndër pikat referuese të Maurizio Sarrit dhe një kontribuesi të shkëlqyer në arritjen e sukseseve .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy