Vazhdojnë largimet te Teuta. I fundit që ka mbyllur bashkëpunimin me durrsakët është Albano Aleksi.
29-vjeccari largohet nga Teuta, me të cilët luajti në 3 sezonet e fundit. Ka qenë vetë lojtari, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur mbylljen e bashkëpunimit.
Pas 3 vitesh fantastike, si lojtar i Teutës dhe banor i këtij qyteti të mrekullueshëm erdhi momenti që rrugët tona të ndahen. Kemi kaluar bashkë një udhëtim të jashtëzakonshëm me plot ulje-ngritje, dhe 4 trofe për të cilët do të jem krenar gjithë jetën.
Një falënderim i madh i takon presidentit z.Hasanbelliu për mundësinë e dhënë, stafit të Teutës për punën e palodhur, te gjithë trajnerëve me te cilët kam punuar dhe kam mësuar shumë, si dhe shokëve te ekipit për mbështetjen ne çdo moment. Në fund dua ta mbyll me një falënderim special për të gjithë tifozët e ekipit te Teutës, “Djemtë e Detit”. Largohem krenar dhe me një pjesë te zemrës sime e cila do të ngelet gjithmonë ne Durrës.
Aleksi është largimi i katërt nga Teuta, pas përfundimit të kampionatit, ndërsa më parë kanë ikur edhe Ivanovic, Plaku dhe Todorovski.



