
Ambicja e Joan Laportas për ta rikthyer Barcelonën në kohët e arta, sigurisht po shoqërohet me vëmëndjen maksimale të drejtuesve tek merkatoja e verës.
Në metrat e fundit ‘’ Blaugranët ‘’ nuk po funksionojnë ashtu siç e mendonte Xavi Hernandez, i cili ka kërkuar shtimin e forcave.
Prej kohësh Julian Alvarez është pjesë e planeve të spanjollëve, i cili ka spikatur tek Manchester City.
Për 24 vjeçarin disa klube janë në garë, edhe pse do të jetë shumë e vështirë për arsye të rëndësisë në skemat e Pep Guardiolas.
Ishi i River Plates është mbështetur fuqimisht nga numri një i stolit gjatë dy viteve në ‘’ Etihad ‘’, i cili në sezonin aktual numëron 15 gola dhe 10 asiste në 34 sfida.
Mirëpo, Barcelona do të insistojë deri në fund për golashënuesin, i cili garanton shumë për të ardhmen.
Për Julian Alvarezin edhe Real Madridi shfaqi interes në të kaluarën dhe ndoshta gjatë verës do të zhvillohet një ‘’ Superclasico ‘’ për yllin e bardhekaltërve.



